![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/F06D7778-E976-4D4C-9546-EE19F519367B.jpeg)
32 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
07 shtator 2022
| 08:41
Më 7 shtator 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.
Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Sllobodan Millosheviq-it ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.