Po respektohet kufizimi i masave të reja ndaj Covid-19 (Video/ Foto)
Sonte është nata e dytë e masave të reja që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, pasi rritjes së numrit më të madh të fatalitetit dhe infektimeve ditëve të fundit nga ky virus.
Qeveria ka marrë vendim që nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri, përveç për rastet emergjente. Gjithashtu, masa kufizuese kanë po me të njëjtin orar edhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme), raporton “Epoka e re”.
Sonte në natën e dytë në Prishtinë shihet se po respektohen masat e reja anti Covid, njëjtë si në kohën e karantinimit.
Në këtë natë të dytë të masave të reja ka lëvizje të pakëta kryesisht të bizneseve.
Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 3.886 nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste.
(Epoka e re)