Masat e reja kufizuese anti Covid në Prishtinë, respektohen pjesërisht (Video / Foto)

11 korrik 2020 | 22:39

Në Prishtinë dhe në tri komuna e tjera Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri janë rikthyer masat e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Ky vendim ka ardhur pas shtimit të numrit të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19.

Në natën e gjashtë të masave kufizuese, para orës 22:00 në Prishtinë ka pasur respektim të pjesshëm të këtyre masave anti Covid që ka vendosur Qeveria. Ndërkaq, pas orës 22:00 kanë nisur të rrallohen lëvizjet qytetarëve dhe veturave, raporton “Epoka e re”.

Në rrugët e kryeqytetit shihet lëvizje më tepër e taksive dhe ndonjë ambulance.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të shtunën ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, për të vlerësuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

Hoti ka marrë përkrahje nga kryetarët e komunave për ashpërsimin e masave nga qeveria, përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre

Po ashtu, masa kufizuese po me të njëjtin orar kanë edhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme).

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 4 512 me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 2 156.

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë nesër do të mbajë mot me diell dhe…