Diskutohet për gjendjen e bizneseve në Kamenicë
12 korrik 2020
| 15:33
Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Kamenicë ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për situatën e krijuar nga Covid-19.
“Në takim u diskutua rreth situatës së komunitetit të biznesit të krijuar nga Covid-19, gjithashtu u përgatiten rekomandime për Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë (DZhED). Përveç anëtarëve të komitetit pjesëmarrës ishte edhe një përfaqësues nga DZhED”, ka njoftuar komuna e Kamenicës.