Covid-19 “falimenton” aktorin
12 korrik 2020
| 16:28
Shumë po humbin para nga Covid-19. Në këtë listë bën pjesë dhe ylli i kinemasë, Robert de Niro. Aktori i famshëm hollivudian rrëfeu se pandemia i ka dhënë një goditje të fortë zinxhirit të restoranteve të tij Nobu dhe hotelit “Greenwixh”, të cilët prej muajsh janë mbyllur pjesërisht.
Në prill, Nobu humbi tre milionë dollarë në maj, edhe 1.87 milion të tjera duke e detyruar de Niron të merrte hua sepse nuk kishte likuiditetin e nevojshëm për të paguar një grup investitorësh.
Nga ana tjetër dhe ish-bashkëshortja e tij, Grace Hightower, me të cilën aktori ka qenë i martuar për 11 vjet deri kur nisën procedurat e divorcit në vitin 2018, u ankua në gjykatë se ylli hollivudian i kishte reduktuar shumën e parave që duhet t’i paguajë.