Kryetari i OVLUÇK-së dhe ambasadori amerikan bisedojnë për situatën aktuale në Kosovë
13 korrik 2020
| 11:54
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.
Gucati ka bërë me dije se me Kosnettin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe për veteranët e UÇK-së.
“Gjatë takimit virtual me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett. Biseduam për situatën e tanishme në vend, dhe për veteranët e UÇK-së. Falënderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA-të kanë ndaj Kosovës”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
(Q.R/ Epoka e re)