Edhe në Skenderaj konfiskohet mish i prishur
Gjatë aktivitetit inspektues në Skenderja, janë inspektuar edhe shitësit ambulant të cilët tregtojnë produkte të mishit me origjinë vendore. Me këtë rast janë konfiskuar mishë i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30 kilogramësh.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pas shqetësimeve të fundit lidhur me skandalin e produkteve të mishit të importuara në Kosovë nga shteti i Belgjikës, ka kërkuar që të ketë kontroll të rreptë në qytetin e Skenderajt dhe si rrjedhojë janë zhvilluar aktivitete inspektuese në 3 tre qendrat më të mëdha tregtare në qytet, si dhe në katër mishtore . “Gjatë inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti Belg, shumica e produkteve janë me origjinë vendore. Poashtu në mishtoret në komunën tonë, gjatë inspektimit nuk është hasur në shitje produkte mishi të importuara, ndërsa sa i përket produkteve që kanë hasur në shitje kryesisht kanë qenë prodhime vendore. Gjatë aktivitetit inspektues, janë inspektuar edhe shitësit ambulant të cilët tregtojnë produkte të mishit me origjinë vendore. Me këtë rast janë konfiskuar këto produkte: Mishë i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30kg. Këto produkte janë konfiskuar pasiqë është konatstuar që janë jo të sigurta për tregun,(dëmtime në ambalazh, jashtë afateve të perdorimit si dhe mungesë të faturave)”, është thënë në njoftimin e komunës së Skenderajt, duke u shtuar se ndaj këtyre subjekteve do të merren masa ndëshkimore konform ligjeve