324 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
04 dhjetor 2021
| 09:18
324 raste aktive me Covid janë në Kosovë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit u regjistruan 13 raste pozitive dhe asnjë viktimë.
Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 1,999 vaksina kundër koronavirusit.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 3 dhjetor në Kosovë janë administruar 1.621.804 doza të vaksinës.
Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 764.443 persona.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në Kosovë deri tash është vaksinuar 42.4 për qind e popullsisë.
Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.