(Foto / Videoreportazh, nata X në Prishtinë) Po respektohen masat
Edhe në natën e dhjetë qytetarët në kryeqytet kanë respektuar masat kufizuese anti Covid.
Sonte nga ora 21:00 e tutje ka pasur lëvizje të pakëta. Në këtë kohë edhe bizneset e gastronomisë kanë ndaluar së ushtruari aktivitetin e tyre.
Qytetarët në përgjithsësi tashme po respektojnë masat duke bartur maskat, raporton “Epoka e re”.
Masat kufizuese anti Covid janë marrë pas shtimit të numrit të viktimave dhe rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Sot ka pasur rënie të infektuarve me Covid-19 në krahasim me ditët e fundit.
Nga 420 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 119 raste kanë dalë pozitive me ketë virus.
Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 5 237, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 462.
(Epoka e re)