(Foto / Videoreportazh, nata XI në Prishtinë) Shkelje të vogla të masave kufizuese

16 korrik 2020 | 23:04

Në natën e njëmbëdhjetë të masave kufizuese anti Covid në kryeqytet, janë vërejtur shkelje të vogla.

Këto shkelje kryesisht janë vërejtur në parqe dhe fusha sportive.

Pavarësisht se kishte të mbledhur qytetarë në një park, vetura e policisë ra andej por nuk u ndalë (kjo shihet edhe në video më poshtë), raporton “Epoka e re”.

Sidomos shihet qarkullim më shumë i taksive dhe automjete të biznesve.

Edhe sonte nga ora 21:00 bizneset e gastronomisë kanë vazhduar respektimin e masave anti Civid.

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 5 369, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 545.

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas katër ditësh, ka përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës,…