(Foto / Videoreportazh, nata XII në Prishtinë) Në rrugët dytësore pothuajse nuk ka qarkullim
Në rrugët dytësore në Prishtinë sonte nuk ka pasur pothuajse qarkullim, kurse në rrugët kryesore lëvizje të zakonshme të qytetarëve gjatë orëve policore.
Në natën e dymbëdhjetë të masave kufizuese anti Covid në kryeqytet, më shumë vërehej qarkullim i taksive, veturave të bizneseve, të atyre që dërgojnë porosi të ushqimeve, te autoambulancave dhe veturave të policisë, raporton “Epoka e re”.
Vetëm në 24 orët e fundit është raportuar për 6 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 5 472, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 640.
(Epoka e re)