Trumpi rikthen konferencat për koronavirusin

21 korrik 2020 | 16:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar se ShBA-ja është duke përjetuar një “hov të madh” të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në ShBA ka arritur në mbi 3.8 milionë, ndërsa i viktimave në gati 141,000.

Trumpi ka bërë me dije se do t’i rikthejë konferencat e përditshme për media të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë “për t’i dhënë informacione publikut”, nisur nga dita e martë.

Ai po ashtu duket se ndryshoi qëndrimin ndaj veshjes së maskës, të cilën ka refuzuar ta miratojë si masë. Meqenëse nuk ka ende trajtim efektiv të koronavirusit, maskat shihen si një nga opsionet e pakta në dispozicion, që ndihmojnë në luftimin e përhapjes së virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e qendrës së djathtë në Bullgari i mbijetoi votës…