(Foto / Videoreportazh, nata XVI në Prishtinë) Në rrugët kryesore lëvizje më të shpeshta
21 korrik 2020
| 23:15
Në natën e gjashtëmbëdhjetë të masave kufizuese anti Covid në Prishtinë, shihet se ka lëvizje të veturave më shpesh sesa në rrugët dytësore.
Më shumë vërehet qarkullim i taksive, veturave të bizneseve dhe të atyre që dërgojnë porosi të ushqimeve, por nuk përjashtohen edhe rastet kur ka lëvizje edhe të veturave të qytetarëve të rëndomtë, raporton “Epoka e re”.
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur edhe pesë persona nga Covid-19, duke çuar numrin e të vdekurve në 144.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 6 045, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 226.
(Epoka e re)