(Foto / Videoreportazh, nata XVII në Prishtinë) Rastet e reja me Covid në Prishtinë, mbyllin qytetarët
240 raste të reja me Covid-19 në Kosovë janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, prej tyre 86 në komunën e Prishtinës dhe 6 raste të të vdekurve nga i njëjti infeksion në nivel vendi.
Ky kthim i rasteve të reja ka bërë që sonte qytetarët të mbyllën më shumë, njëkohësisht t’i respektojnë masat anti Covid.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me Covid-19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 143 pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3,369.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 6,286 raste pozitive.
Aktive aktualisht janë 2,762 raste.
(Epoka e re)