
(Foto / Videoreportazh, nata XIX në Prishtinë) 80 raste të reja, nuk respektohen sa duhet masat kufizuese
Edhe 213 raste pozitive me Covid-19 dhe gjashtë viktima u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 80 raste, raporton “Epoka e re”.
Në natën e nëntëmbëdhjetë të masave kufizuese anti Covid në rrugët e kryeqytetit jo të gjithë i respektojnë këto masa, pasi shihet lëvizje e qytetarëve dhe veturave, për dallim që bizneset e gastronomisë në orarin e caktuar, në orën 21:00, janë të mbyllura.
Në rrugët e Prishtinës shihet qarkullim i veturave, më shumë i taksive, i veturave që shpërndajnë ushqim me porosi dhe vetura e kombi të policisë.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 6,680. Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar. Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
(Epoka e re)