33-shja e PDK-së, Floretë Zejnullahu

11 dhjetor 2024 | 23:30

Deputetja aktuale e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, do të garoj prapë për deputete në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025. Zejnullahu do të garoj me numrin 33 në listat zgjedhore të PDK-së.

Kujtojmë që deputetja Zejnullahu, mbesa e heroit të kombit Hakif Zejnullahu, në zgjedhjet e vitit 2021, ka qenë ndër kandidatet femra më e votuara.

Njoftimi i plotë i Floretë Zejnullahut: 33 është numri im si kandidate për deputete nga PDK.

Kam qenë dhe do të mbetem zëri juaj, dhe bashkë me Bedri Hamzën dhe PDK-në, jemi në garë për një Kosovë ma të mirë. Se bashku do të bëjmë më shumë për arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë, për më shumë vende pune dhe paga më të mira.

Kërkoj besimin tuaj 🙏🏻

Kosova mundet ma mirë!

#PDK #BedriHamza1 #FloreteZejnullahu33

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garoj me…