![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/flforeta.jpg)
33-shja e PDK-së, Floretë Zejnullahu merr mbështetje nga bashkëshortja e Kadri Veselit
06 shkurt 2025
| 11:49
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka takuar gra e vajza në Batllavë. E pranishme në këtë takim ishte edhe bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta.
“Sonte në Batllavë na mblodhi Merita dhe ishim shumë të nderuara me praninë e znj. Violeta, bashkëshortes së kryetarit Kadri Veseli! Prania dhe mbështetja e saj është motiv dhe nder i jashtëzakonshëm! Faleminderit të gjitha zonjave, për mikpritjen dhe përkrahjen!”, ka shkruar kandidatja për deputete, Floretë Zejnullahu e cila në këto zgjedhje garon me numrin 33 në listën zgjedhore të PDK-së.
✅131 PDK
✅1 Bedri Hamza
✅33 Floretë Zejnullahu