33-shja e PDK-së, përkujton Hakif Zejnullahun, Zahir Pajazitin e Edmond Hoxhën: Ata që ishin “Pushka e Parë e Lirisë”, ranë heroikisht krah për krah

31 janar 2025 | 22:59

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, e cila njëherësh eshtë mbesa e heroit Hakif Zejnullahu, ka kujtuar heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në përvjetorin e 28-të të rënjes së tyre heroike në Pestovë të Vushtrisë.

“Axhi im, Hakif Zejnullahu bashkë me Zahir Pajazitin e Edmond Hoxhën ranë në luftë kundër forcave serbe, duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës.”, ka shkruar Floretë Zejnullahu.

Postimi përkujtimor i Floretës:

Ata që ishin “Pushka e Parë e Lirisë”, më 31 janar 1997, ranë heroikisht krah për krah, në rrugëtimin e fundit të tyre, një rrugëtim që u bë kthesa e parë e historisë së Kosovës.

Axhi im, Hakif Zejnullahu bashkë me Zahir Pajazitin e Edmond Hoxhën ranë në luftë kundër forcave serbe, duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve, që me gjakun e tyre bënë të mundur lirinë e vendit tonë! Nderim dhe respekt gjithë ushtarëve të UÇK-së. Përjetësisht krenar për sakrificat që kanë bërë, për Kosovën e lirë!

created by Polish

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci,…