33-vjeçari tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj, dënohet 500 euro
02 gusht 2023
| 15:46
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë prej 500 euro si dhe i ka hequr patentë shoferin një personi në Ferizaj për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
A.V, person i moshës 33 vjeçare ishte ndaluar pasi kishte lëvizur me veturë në shpejtësi 127km/h në zonën e kufizimit 50km/h, në rrugën lokale “Brahim Ademi” në Ferizaj.
Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.