33 vjet më parë qe okupuar Radio Televizioni i Prishtinës
05 korrik 2023
| 08:12
Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe, me urdhër të qeverisë së tyre, ndaluan transmetimin e Radio Televizionet të Prishtinës, shkurtuar si RTP ose TVP.
RTP ishte radiotelevizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.
Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë.
Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.