![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/Busti-e1487574807171-780x439-1.jpg)
33 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës
Para 33 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra mijëra qytetarë u ngritën për ta shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist, Enver Hoxha, u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atyre ngjarjeve në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë, raporton Top Channel.