33 vjet nga vdekja makabre në burgjet jugosllave e heroit të sotëm Zija Shemsiu
Izmi Zeka
“ …Armiku para virtytit të Zijahut përdori armën e vet të fundit …”
Në këtë vazhdë pas disa kohe respektivisht më 3 maj 1985 Zijahu ndërron jetë në burgun qendror të Beogradit (burg famëkeq për shqiptarët), ku shkaqet e vdekjes nuk i komunikohen familjes.
Në një artikull të botuar në “Zëri i Kosovës” menjëherë pas vdekjes në vitin 1985, me titull “Jeta dhe veprimtaria revolucionare e shokut Zijah Shemsiu” ndër të tjera shkruhej: “Zijahu, birë i Kosovës së shtypur e të robëruar nga serbomdhenjët, herët iu kundërvu me forcë shtypjes e padrejtësive. Meqë në moshë të pjekur ndodhej në kurbet me bashkëmendimtarët kurbetçarë u brumos si revolucionar me literaturë patriotike, ku gjeti format më të drejta në rrugën për luftë drejtë lirisë. Mësimet që mori nga literatura dhe sidomos pas daljes së atdhetarit Kadri Zeka në mërgim, në kontakt të vazhdueshëm, Zijahu mori forca më të mëdha, u kalit më tepër dhe besimi në drejtësinë e luftës më të organizuar që po bënte populli i Kosovës, iu shtua bindshëm”.
Po ashtu gazeta qendrore e qytetit të Lozanës së Zvicrës “Le Martin” e datës 10.05.1985 sjell artikullin e gazetarit Pier Karriere me titull “U vra nga policia Jugosllave” me nëntitullin, Mallëngjim për shqiptarët – Lëvizja humbi një aktivist militant. Në këtë artikull gazetari paraqet një vrasje makabre në mesin e Evropës dhe përpjekjet e vet Zijahut për çështjen kombëtare.
Edhe “Zëri i Kosovës” në një artikull “Vrasjet nëpër burgje nuk mposhtin popullin tonë” në vitin 1985 theksohet ”…Armiku para virtytit të Zijahut përdori armën e vet të fundit dhe më të ligën, vrau shokun dhe vëllanë tonë duarlidhur, vepër mizore që nuk u përmbajt ta kryej si Hitleri në kohën e tij”.
Portretizimi i Zijahut, dhe dendësia e aktivitetit të tij shikuar nga prizmi i retrospektivës është një brymosje e vlerave kombëtare me proceset në zhvillim të kohës. Prandaj proceset drejtë një unifikimi doemos kanë shtytje nga krijimi i filozofisë së veprimit në relacion të mobilizimit që e bënë figurat sikur Zijahu.