33 vjet nga vrasja e Nesimi Elshanit, Hilmi Krasniqit, Agron Fetahut dhe Halim Hotit (foto)
27 janar 2023
| 18:25
Më 27 janar 1990, në Brestoc të Rahovecit, ishte shënuar një ngjarje historike. Policia e shtetit jugosllav kishte vrarë të rinjtë Nesimi Elshani, Hilmi Krasniqi, Agron Fetahu dhe Halim Hoti, kurse kishte plagosur 60 demonstrues të tjerë vetëm pse kërkonin liri për Kosovën.
Në fotografi, në qendër, Ryvije Elshani-Dina, motra e heroit Nesimi Elshani, tashmë e ndjerë, fotografia e së cilës para 33 vjetësh pati rrënqethur gjithë botën me vajtimin e të vëllait.