33-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

01 maj 2023 | 10:36

Sot është 33-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve.

Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat speciale policore serbe, të motorizuara dhe të blinduara, në kuvend morën pjesë mbi 500 mijë shqiptarë.

Rezultati i arritur- 106 pajtime: 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Kuvendi i Verrave të Llukës u organizua nga nismëtarët e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë, Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, në bashkëpunim me Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Deçan.

Atë e drejtuan Jashar Salihu dhe Have Shala. Në mbështetje të tyre, në binën madhështore do të gjenden Anton Çetta, Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Mulla Idriz Kakrruki, Mujë Rugova, Ramiz Kelmendi, kurse vendi i nderit do t’i jepej nënës së pishtarëve të lëvizjes sonë çlirimtare kombëtare, heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Ajshe Gërvalla.

May be an image of 6 people and text

Pa Kuvendin e Verrave të Llukës të 33 viteve më parë, përgjithësisht pa Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, përmes së cilës u arrit falja e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave, çmimi që do të paguanin shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të ishte shumëfish më i lartë.

Meritorë për mbylljen e plagës shekullore të gjakmarrjes janë në radhë të parë të gjithë ata baballarë, nëna, vëllezër e motra, bashkëshorte, bijë e bija, që pa asnjë kompensim a kushtëzim të vetëm falën gjakun e më të dashurve të tyre dhe në emër të gjakut të derdhur të dëshmorëve, flamurit dhe Kombit, shtrinë dorën e pajtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi do ta…