Miliarderja feston 23-vjetorin e lindjes, zbulon dhuratën më të bukur
13 gusht 2020
| 11:13
Miliarderja Kylie Jenner ka festuar ditëlindjen e 23-të. Pasi i ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin fansave për mbështetjen, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka zbuluar edhe dhuratën më të bukur që ka marrë në ditën e saj të veçantë.
Kylie publikoi një foto me vajzën e saj Stormi, ku kjo e fundit shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës së mamasë, ndërkohë që Jenneri e përqafon.
“Dhurata më e bukur nga të gjitha”, ka shkruar 23-vjeçarja në llogarinë e vet në “Instagram”.