Gjendet dyvjeçari i humbur në Malishevë
22 gusht 2020
| 12:57
Tian Krasniqi dy vjeçar i cili është raportuar sot se kishte humbur gjatë ditës së djeshme, është gjendur në mal para 10 minutave.
Lajmin e bëri të ditur xhaxhai i tij, Nexhat Krasniqi.
Poashtu edhe Komuna e Malishevës ka konfirmuar se fëmija 2 vjeçar i cili kishte humbur dje është gjetur para pak çastesh.
Ai tashmë është duke u dërguar për kontrollë mjekësore.
Voglushi është nga fshati Terpezë e Komunës së Malishevës. Për gjetjen e Tianit janë angazhuara njësitë e polisicë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.