Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për fillimin mësimit në shtator

24 gusht 2020 | 15:35

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka publikuar disa udhëzime për fillimin e viti të ri shkollor 2020/2021.

Kjo ministri ka theksuar se në bashkëpunim me partnerët kanë udhëzuar shkollat që të përgatitën për të tre skenarët të cilët do të implemetonhen në shkolla, varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Ministri Likaj, kabineti i MASh-it dhe departamentet përkatëse në MASh janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19 në shkollat e Kosovës”, ka njoftuar MASh-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka njoftuar se tetë futbollistët e ritestuar për…