34.5% e votave të procesuara të diasporës, Muharremi e nxjerr rezultatin e partive

01 mars 2025 | 23:10

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me numërimin e votave të diasporës duke thënë se ‘‘nuk po duket shumë ide e mirë me i përditësu në gjendje reale për shkak se po ka ndyshime të shumta’’.

Ai në postimin e tij në Facebook ka publikuar edhe renditjen e partive deri më tani, duke vendosur LV-në të parën me 66.78%, LDK-në me 17.01%, PDK-në me 7.89% dhe AAK-në me 3.70%.

Muharremi ka shkruar edhe se deri tani janë procesuar 27,300 vota apo 34.5% nga ato 79,019.

‘‘Përndryshe kjo është gjendja e fundit me vota të diasporës që janë publikuar në faqën e KQZ. I përditësova rezultate me numrin shtesë nga votat e përfaqësive. Tani kemi 27,300 vota të procesuara apo 34.5% nga ato 79,019. Në këto raste nuk po duket shumë ide e mirë me i përditësu në gjendje reale për shkak se po ka ndyshime të shumta’’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina, këtë të shtunë po renditet e 46-ta në botë,…