
34 persona nuk i respektuan masat për parandalimin e pandemisë
19 prill 2020
| 12:27
Në raportin 24 orësh të policisë është bërë me dije se dje 34 persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Prizreni me 21 persona ishte qyteti që pati më së shumti njerëz që nuk e respektuan këtë vendim. Ndërsa Prishtina dhe Peja patën nga pesë persona, kurse dy persona janë nga Gjilani e një nga Mitrovica e Jugut.