34 raste të reja me Covid dhe 279 të vaksinuar

24 mars 2022 | 15:09

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 18 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës. Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469. Në total numri i rasteve aktive është 666”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporë, Elmi…