34 raste të reja me Covid dhe 52 të vaksinuar

10 prill 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 34 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës. Deri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061. Në total numri i rasteve aktive është 544”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, në 23-vjetorin e…