34-shi i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka: Kullat na kujtojnë se liria ka rrënjë të thella në sakrificat e atyre që nuk kursyen asgjë për atdheun

31 dhjetor 2024 | 14:55

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka bërë me dije se dje ka vizituar kullën e lirisë në Krushicë të Epërme në Suharekë, në familjen Kadriaj.

Xhaka ka thënë se kullat si kjo e familjes Kadraj janë monument i krenarisë kombëtare dhe “na kujton se liria jonë ka rrënjë të thella në sakrificat e atyre që nuk kursyen asgjë për atdheun”.

“Për nder të Ditës së Veteranëve dje pata kënaqësinë të vizitoj Kullën e Lirisë në Krushicë të Epërme, Suharekë, në familjen Kadriaj, një familje simbol i sakrificës dhe patriotizmit që ka dhënë shumë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm figura të shquara si Enver Hoxhaj, gjeneral Rrahman Rama, nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi dhe shumë anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët së bashku nderuam të kaluarën e lavdishme dhe kontributin e pazëvendësueshëm të kësaj familjeje. Kulla e Lirisë, si një monument i krenarisë kombëtare, na kujton se liria jonë ka rrënjë të thella në sakrificat e atyre që nuk kursyen asgjë për atdheun. Familja Kadriaj mbetet një shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke na kujtuar se liria dhe pavarësia janë të çmuara dhe të fituara me shumë mund e gjak. Falënderime dhe respekt të thellë për këtë familje të lavdishme!”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar në…