34-shi i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka takohet me ushtarët zviceranë që shërbejnë në Kosovë
10 janar 2025
| 15:44
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka njoftuar se është takuar me disa ushtarë zviceranë të cilët shërbejnë në Kosovë.
Ai ka thënë se “falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre, Kosova ka pasur gjithmonë mbështetjen e duhur në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët”.
“Sot pata kënaqësinë të takoj disa nga ushtarakët zviceranë ‘Swisscoy’, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit tonë. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre, Kosova ka pasur gjithmonë mbështetjen e duhur në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.