34-shi i PDK-së përkujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
31 janar 2025
| 12:56
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 34, Ragip Xhaka së bashku me kolegë kanë bërë hoamzhe tek shtatorja e Zahir Pajaziti me rastin e 28-vjetorit të rënies së tij, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Ai ka thënë se është përjetësisht mirënjohës për dëshmorët edhe luftëtarët e lirisë.
“Sot, me miq, kolegë dhe bashkëluftëtarë të heroit, bëmë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, për të nderuar kujtimin e heroit të kombit, në përvjetorin e rënies së tij. Është një moment për të reflektuar mbi sakrificën dhe guximin që ai ka treguar për atdheun tonë. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.