34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka: Me Hamzën kryeministër, e ardhmja e Kosovës do te jetë e qartë
12 janar 2025
| 13:52
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka lavdëruar personalitetin e kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamza.
Xhaka, i cili garon me numrin 34 në listën e PDK-së, ka thënë se me Hamzën kryeministër, e ardhmja e Kosovës do të jetë e suksesshme.
“Me Bedri Hamzën Kryeministër, e ardhmja e Kosovës do të jetë një rrugë e qartë drejt suksesit të përbashkët. #MaMirë #PDK131 #ragipxhaka34”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”, teksa ka shpërndarë një video të Hamzës.