34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka në Dragash prezanton vizionin e tij për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, së bashku me kolegët e kësaj partie kanë takuar strukturat e kësaj partie në Dragash.
Xhaka i cili garon me numrin 34 në listën e PDK-së, ka bërë me dije se para të pranishmëve ka prezantuar vizionin e tij për përfaqësimin e qytetarëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.
“Në Dragash, takim me degën e Dragashit, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme si gjenerali Nasim Haradinaj, ish-kryetari i komunës, Shaban Shabani, kandidati për deputet Vehbi Nazifi, kandidati Xhemshit Krasniqi dhe Artan Behrami, gjithashtu kandidat për deputet. Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për diskutimin e çështjeve të rëndësishme për komunën e Dragashit dhe për prezantimin e vizioneve të kandidatëve që synojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. #ragipxhaka34 #PDK131 #pdk131🫶 #xhaka34 #rxh34 #mamire”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.