34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka nga Podujeva: Faleminderit vendlindja ime, për këtë pjesëmarrje dhe mbështetje masive
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka ka bërë prezantimin e tij para qytetarëve podujevas. Xhaka i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 34, ka falënderuar vendlindjen e vet për pjesëmarrje dhe mbështetje masive për të si kandidat dhe për Bedri Hamzën kryeministër.
Postimi i plotë i tij:
Sot, pata nderin të marr pjesë në tubimin e organizuar nga PDK në Podujevë, ku u prezantova si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky ishte një moment i veçantë për mua, pasi pata mundësinë të prezantohem para qytetarëve të vendlindjes time, Podujevës, dhe të ndaj me ta vizionin dhe angazhimin tim për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Jam i bindur se vetëm me angazhim të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Faleminderit vendlindja ime, për këtë pjesëmarrje dhe mbështetje masive. Tubim emocionues dhe shumë krenari për mua, që jam pjesë e një partie shtetformues dhe shtetndërtuese.
#RagipXhaka34 #PDK131 #Xhaka34 #Kosova #MaMirë #RXH34