![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/xhaka-1.jpg)
34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka: Si deputet do të hem zëri i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës
07 shkurt 2025
| 12:48
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 37, Ragip Xhaka është zotuar se si deputet i Kuvendit do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës.
Këtë zotim, Xhaka e ka dhënë gjatë një takimi me banorët e fshatit Gllamnik në Podujevë, ku ka qenë i shoqëruar edhe nga kolegët e tij, Isak Shanani dhe Floretë Zejnullahu.
“Mbrëmë në fshatin Gllamnik, u mirëprita nga familja Rama. Së bashku me kolegët prezantuam programin tonë për një Kosovë që mundet ma mirë. Si deputet i ardhshëm edhe në këtë takim e ceka që do jem zëri i gjithë Kosovës dhe mërgatës. #RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.