34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka: Suhareka dhe Shtimja dëshmojnë se Kosova mundet më mirë me PDK-në

21 janar 2025 | 22:06

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, i cili garon numrin 34 në listën zgjedhore, vazhdon të marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e shumtë në takimet e tij elektorale.

Në një tubim masiv në Suharekë, qindra qytetarë shprehën përkrahjen e tyre për kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, dhe vizionin e PDK-së për një të ardhme më të mirë.

“Mbështetja e qytetarëve të Suharekës është një mesazh i qartë se e ardhmja jonë është e ndritur. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen që më dhatë mua dhe PDK-së!” tha Xhaka pas takimit.

Nga Suhareka në Shtime, Xhaka vazhdoi angazhimin e tij, duke vizituar familjen e heroit Skender Salihaj, si dhe familjet Hyseni dhe Tershani. Në këtë takim, ai u shoqërua nga ish-ministri Fehmi Mujota, ish-kryetari Naim Ismajli dhe kandidatja për deputete Aulona Syla.

“Shtimja mundet ma mirë! Këto familje dhanë mbështetjen e tyre për programin tonë dhe të PDK-së, dhe për këtë jam shumë mirënjohës,” theksoi Xhaka.

Ragip Xhaka po dëshmon përkushtimin e tij për të bashkuar qytetarët rreth një vizioni të përbashkët për zhvillimin e Kosovës. Xhaka pritet të jetë njëri ndër kandidatët më të votuar nga diasporë në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, së…