34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka, viziton nënat dhe gratë e vyera në OJQ ‘Rreze Jeta’

27 janar 2025 | 16:26

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 34, Ragip Xhaka, së bashku me kandidaten për deputete nga kjo parti, Floretë Zejnullahu me numër 33, ka takuar nënat dhe gratë e vyera në OJQ Rreze Jeta, në Prishtinë.

Xhaka ka shkruar në “Facebook” se i ka siguruar ato që zëri i tyre do të dëgjohet në Kuvend.

Gjithashtu Xhaka u ka dhuruar atyre një fanellë të Granitit, të cilat u shprehen mirënjohëse për këtë dhuratë simbolike.

“Sot me miken time Floretë Zejnullahu, takuam nënat dhe gratë e vyera në OJQ Rreze Jeta, në Prishtinë. Me to biseduam për problemet dhe shqetësimet e tyre në këtë organizatë dhe jo vetëm. Unë dhe mikesha ime Floreta, i siguruam këto nëna dhe gra, që zëri i tyre do të dëgjohet në Kuvend. Gjithashtu atyre u bëra dhuratë një fanellë të Granitit, të cilat u shprehen mirënjohëse për këtë dhuratë simbolike”, ka shkruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati AAK-së për deputet, Lok Komoni i ka reaguar kryediplomates,…