34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka viziton shoqatën “Çamëria” në Ferizaj
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka ka vizitur shoqatën Çamëria” në Ferizaj. Xhaka është njoftuar nga afër me aktivitetet dhe angazhimet e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Çamerisë dhe përkrahjen e kauzës së saj.
“Sot pata nderin të vizitoj Shoqatën Çamëria në Ferizaj, një bashkëbisedim i frytshëm dhe i ngrohtë me anëtarët e kësaj shoqate. U njoha më mirë me aktivitetet dhe angazhimet e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Çamerisë dhe përkrahjen e kauzës së saj. Kjo vizitë më theksoi edhe një herë nevojën për më shumë mbështetje dhe angazhim në forcimin e identitetit kombëtar. Jam i përkushtuar që, si kandidat për deputet, të punoj për avancimin e këtyre çështjeve.”, ka shkruar Xhaka në njoftimin e tij pas takimit.
#RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131 #mamire #pdk131✅️