34-vjeçari i dehur qëllon me thikë kunatin

01 janar 2021 | 08:53

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Tiranë pak orë pas ndërrimit të viteve. Sipas policisë një person, K.Sh., 34 vjeç ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes së rëndë.

Blutë bëjnë me dije se autori K.Sh., 34 vjeç, i cili ka qenë në gjendje të dehur është vënë në pranga. Ndërkohë dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë familje kosovare kanë bërë përgatitjet e tyre për Vitin…