34-VJETORI i VARRIMIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT RAGIP HASANMETAJ DHE THIRRJA E PARË PUBLIKE PËR PAJTIMIN E GJAQEVE MES SHQIPTAREVE

31 janar 2024 | 22:02

MEMORIE HISTORIKE

Shkruan: Muharrem Mahmutaj

Në fundjanar të vitit 1990 në Strellc të Epëm u bë varrimi i deshmorit të kombit Ragip Hasanmetaj, vrarë në protestat e pergjakshme te janarit ku ranë dhjetëra dëshmorë anēkend Kosovēs. Revolta e janarit 1990 është një kapitull lavdie ne perpjekjet e shqiptarëve për liri e demokraci dhe historia duhet t’i jap vendin e merituar ketyre ngjarjeve.

Edhe sot i kam shumë te fresketa dhimbjet dhe emocionet e varrimit të Ragip Hasanmetaj. Duke qenë ngjitur me fshatin Strellc, ne fshati Lybeniq ishim pjese aktive e ketyre protestave te përbashkëta edhe në ditën ku u vra Ragipi dhe poashtu i gjithë fshati, i madh e i vogël, morëm pjesë në varrimin e tij madheshtor. Në këtë varrim është mbajtur edhe një fjalim në emer të fshatit dhe rinisë se Lybeniqit i cili pos mesazheve te dhimbjes para mijera pjesemarresve dha edhe nje mesazh te fuqishem atë të pajtimit të gjaqeve dhe ngaterresave mes shqipëtarëve , qe është mesazhi i parë publik qe do t’i paraprinte Aksionit të Pajtimit tē Gjaqeve.

Por cila ishte historia e këtij fjalimi dhe cilët ishin protagonistet r tij? Ideja e ketij fjalimi dhe e mesazheve te tij ishte e levizjes ilegale dhe levizjes studentore të kohës. Këto mesazhe dhe këto ide i hodhi në letër profesori Muhamet Mahmutaj i cili e ka autorēsinë e fjalimit. Ndërsa keto mesazhe dhe këto emocione para mijëra qytetarëve i percolli motra ime Hysnije Mahmutaj, e cila ate kohë ishte studente e Universitetit të Prishtinës dhe ate ditë ishte edhe zëri i tyre. Nuk ishte e lehtë te flisje para mijera njerzve të revoltuar dhe nën masat dhe vëzhgimin e rreptë të policisë serbe. Por ajo perballoj me sukses kete sfide pa ju dridhur zëri.

Fjalimi është shkruar një ditë para varrimit dhe mbaj mend qe koordinatori mes njerezve te ilegales dhe studenteve ka qenë veprimtari dhe nje prej luftetareve e komandanteve te shquar te UÇK-së, Cenë Aliçkaj, tashmë i ndjerë. Një dite para varrimit e kam shoqëruar Cenën dhe bashkë me te kemi shkuar të Muhamet Mahmutaj në Lybeniq te Ri. Muhameti e kishte shkruar draftin e parë te fjalimit dhe ne patem mundësinë ta lexojme te paret. Cenes i pelqeu permbajtja e fjalimit dhe bashkë e forcuam idenë qe mesazhi kryesor i fjalimit te ishte thirrja e parë publike për pajtimin e gjaqeve.

Ideja për pajtimin e gjaqeve ishte ide e kahmotshme. Para çdo kryengritje dhe ngjarje të madhe gjeja e pare qe kishin bërë prijësit shqiptarë ishte pajtimi mes vete. Nuk mund te kishte lufte te suksesshme kunder hasmit pa i mbyll hasmerit mes vete.

Pajtimi gjaqeve në Kosovë nuk ishte thjesht nje akt human për të ndalë zingjirin e vdekjeve dhe humbjeve njerezore. Ishte me shumë se kaq. Ishte akt patriotik dhe historik para ngjarje te mëdha qe do të vinin me pas. Prandaj rreth ketij projekti u mblodhen te gjithe, profesorë, të burgosur politikē, studentë dhe ky projekt arriti ato rezultate historike.

Ata qe do të shkruajnë historinë e Aksionit per Pajtimin e Gjaqeve në Kosove është mirë ta permendin edhe thirrjen e parë publike per pajtim te gjaqeve ne Varrimin e Ragip Hasanmetaj. Sepse eshte pjese dhe fakt i kesaj historie.

Mëposhtë po i nenvizoj disa fragmente te atij fjalimi ku eshte edhe mesazhi kyç ai i pajtimit te gjaqeve:

“Fizikisht po ndahemi nga Ragipi dhe shokët e tij qe ranë këto ditë viktima të pafajshme të represionit dhe terrorit qe po ushtrohet në Kosovë ndaj popullit shqiptar , në këtë shekull ku bota civilzuese është pêr demokraci dhe respektim të të drejtave njerëzore.

Një gjë është e qartë këtë terror tani po e bëjnë ata njerëz të cilët janë të ushqyer nga prijësit e tyre me ndjenja shoveniste. Ata udhëqes qe me demagogji përpiqen të kthejnë botën ecivilizuese prapa me shekuj. Duke ngjallur mite kombëtare ata janë fajtorët kryesore të nxitjes se urrejtjes ndërnacionale dhe terrorit që po bëhet këto ditë në Kosovë mbi popullin shqiptar.

Ne po ndahemi nga ti dhe shumë shokë të tjerë por ju do mbeteni të pavdekshëm në zemrat tona dhe në zemrat e gjithë atyre qe aspirojnë demokracinë dhe lirinë.

Ne rinia e fshatit Lybeniq, nga këtu mbi varrin e shokut tonë liridashës, i bëjmë thirrje gjithë popullit shqiptar t’i ndërprejmë grindjet dhe vëllavrasjet, t’i shtrijmë dorën e pajtimit njëri-tjetrit dhe te marshojmë të gjithë përpara me besa-besë.”

Ndersa ketu eshte linku ku mund ta shihni dokumentarin e plotë për dëshmorin Ragim Hasanmetaj. Nga minuta 26 është pjesa e fjalimit ku bëhet thirrje publike për pajtimin e gjaqeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Norvegji kanë dalë me një paralajmërim për qytetarët…