Toka nuk ka shumë kohë që është krijuar
Zemra e Tokës është e re. Është krijuar një miliard vjet më parë bërthama e saj e brendshme, që përbëhet nga hekuri në gjendje të ngurtë, duke e bërë fushën magnetike edhe më të fuqishme.
Sipas studimeve të një grupi ndërkombëtar ekspertësh të kryesuar nga Universiteti i Teksasit, mendohet se Toka është krijuar 3 miliardë vjet më parë, por brendësia e saj ka përfunduar krijimin vetëm para rreth 1 miliard vjetësh. Njeriu ende nuk e ka eksploruar thellësinë e planetit tonë dhe dimë pak mbi këtë.
Por, në bazë të studimeve dhe krijimit të kushteve fizike që mendohet se janë, konkluzioni është i saktë. Kërkuesve u janë dashur dy vjet për t’i rikrijuar në laborator kushtet e thellësisë së Tokës, ku mendohet se presioni është mbi 1 milion atmosferë dhe ku temperatura mund të krahasohet me atë të sipërfaqes së Diellit.