Nimanbegu: Vështirë se partitë shqiptare do të jenë në qeverinë e Malit të Zi

31 gusht 2020 | 14:38

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare, që ka sjellë afër pushtetit partitë opozitare proserbe, është pasojë e situatës ekonomike, ndjenjës së padrejtësisë dhe Ligjit për liritë fetare.

Nimanbegu, i cili në zgjedhjet e 30 gushtit ka kryesuar Listën Shqiptare,  në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se shqiptarët vështirë se mund të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme malazeze.

Ai nuk e ka pranuar dhe as mohuar mundësinë e koalicionit me opozitën e deritashme proserbe, por ka thënë se në të kaluarën ajo është shprehur me deklarata antishqiptare.

“Ne kërkojmë përmirësim në statusin tonë identitar dhe ekonomik, ka thënë Nimanbegu.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/30812972.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore…