Vlerësohet raporti gjashtëmujor i punës së kryetarit Lladrovci
Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Ramiz Lladrovci, nënkryetari Nazmi Hasi, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, asamblistë dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Në këtë mbledhje është diskutuar raporti i punës së kryetarit Lladrovci për periudhën janar-qershor 2020, ku është vlerësuar lart ky raport, pasi që nuk është zhvilluar asnjë debat lidhur me punën gjashtëmujore të kryetarit Lladrovci. Sipas kësaj komune, propozim-vendimi për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit në shfrytëzim afatgjatë personave fizikë/juridikë është votuar me vota unanime.
“Në pikën të ndryshme janë diskutuar çështje të ndryshme dhe i janë bërë pyetje ekzekutivit dhe kanë marrë përgjigje me secilën çështje të ngritur. Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe zbatimit të rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës është mbajtur në Sallën e Kulturës dhe nuk janë krijuar kushtet që mbledhja të transmetohet online përmes uebfaqes së komunës dhe kanalit zyrtar YouTube, megjithatë mbledhja është në audio-incizim. Salla e Kulturës është dezinfektuar para se të mbahet takimi i Kuvendit”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.