Në spitalet e Kosovës po trajtohen 338 pacientë me Covid
01 shtator 2020
| 15:31
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar të martën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht në trajtim janë 432 pacientë. Prej tyre, 338 janë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen Covid-19.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 8 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes “CPAP”, derisa 293 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.