Meta nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

01 shtator 2020 | 16:16

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare 2021.

Në dokumentin e siguruar nga “TCh”, presidenti Meta ka kërkuar që të premten të nisin konsultimet në Presidencë.

Meta të premten ka ftuar edhe kryeministrin Edi Ramën, ose përfaqësues të autorizuar nga ai, në Presidencë për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve.

Ftesa i është dërguar kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla dhe mban datën e 1 shtatorit 2020.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij Kushtetuese, neni 90 germa ‘gj’, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor të miratuara në ligjin nr. 101/2020, si dhe në vijim të traditës së mirë, ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë, presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09.2020 ora 11:00 pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Rama dhe/apo persona të tjerë të autorizuar prej tij. Me besim në vlerësimin e këtij procesi të rëndësishëm”, është thënë në ftesën e Metës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa…