Papa bën thirrje të anulohet borxhi i vendeve të varfra

01 shtator 2020 | 16:38

Papa Françesku përsëriti thirrjen për anulimin e borxhit që kanë vendet e varfra. Ai ka thënë se për shkak të pandemisë është koha për “drejtësi rikuperuese”. Papa po përgatitet për një audiencë me prani të publikut që do të mbahet të mërkurën.

Kjo është audienca e parë e tillë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Itali, gjashtë muaj më parë, raporton AFP. “Unë përsëris thirrjen time për anulimin e borxhit të vendeve më të rrezikuara, si shenjë e njohjes së ndikimit të rëndë të krizës mjekësore, sociale dhe ekonomike që po përballen këto vende si pasojë e Covid-19”, ka pohuar kreu i Kishës Katolike.

Banka Botërore paralajmëroi muajin e kaluar se pandemia mund të ketë çuar deri në 100 milionë njerëz në varfëri ekstreme.

Ekonomitë e zhvilluara tashmë janë zotuar të pezullojnë deri në fund të vitit pagesat e borxhit të vendeve më të varfra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llogaritë e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të…