
Ali Ahmeti po intervistohet nga Gjykata Speciale
02 shtator 2020
| 12:02
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njeri nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, nga ora 09:30 është duke u intervistuar në zyrat e EULEX-it në Prishtinë nga Gjykata Speciale.
Ai do të intervistohet sipas paralajmërimeve sot dhe nesër në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me luftën e UÇK-së.